Redon Makashi: Mos përbuzni lotët në sytë e mallëngjyer (teksti dhe kënga)

Zemra e një gruaje
them shpesh me vete
ngjan me një xixëllonjë
që digjet në heshtje.

Provoni buzëqeshni një zemre t’thyer
mos përbuzni lotët në sytë e mallëngjyer.

Mos puthësh dorën e saj kur zgjatet
se buzët e tua do vyshken, do plaken
buzëqeshjeve zgjon në shpirtin e valuar
ngjan në lindjen e diellit
që s’ishte vonuar.