Në qytetin e Beratit vijon puna për restaurimin e qendrës mesjetare. Që së shpejti do të jetë një nga destinacionet e guidave turistike shqiptare dhe jo vetëm.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Eugen Kallfani, publikoi pamje nga puna që po bëhet për restaurimin e qendrës mesjetare. Konkretisht ndërhyrjet në pusin e vjetër.
“Pa këto detaje që bazohen në traditën e bukur të puseve të vjetra. Ndërhyrjet restauruese në qendrën mesjetare në Berat do dukeshin të paplota. Kërcitjet e çikrikut, kova e drunjtë që varet në tërkuzën prej lesh dhie të mbledhur kulaç. Dhe zhurma e ujit që derdhet nga kova, rizgjojnë në memorien tonë nostalgjitë e kohëve të vjetra që këtu, në qendrën mesjetare, gjenden tashmë të “mishëruara” më së miri”, thekson Kallfani.
Sipas tij, ky pus ka qenë funksional.
“Pusi ka qenë me kapak betoni, por me ndërhyrjet në shesh u mendua të ribëhej mekanizmi i drunjtë dhe me kapak prej druri”, shton Kallfani.
Kantieri i punëve në qendrën mesjetare ditë pas dite po merr trajtën që i takon. Një prej zonave më interesante për nga aspekti i vlerave arkitektonike në qendrën historike.
Rilindja e qendrës mesjetare të qytetit të një mbi një dritareve me përfundimin e restaurimit cilësor të dy xhamive të mrekullueshme dhe teqesë, sistemimin e krejt hapësirave rekreative mes tyre dhe lidhjen me një shesh të ri të gurtë me lagjen muze, do të krijojë një tjetër hapësirë të bukur për banorët, vizitorët e turistët, duke e rritur më tej vlerën e banesave, si edhe aftësinë tërheqëse të këtij qyteti xhevahir të trashëgimisë kulturore shqiptare./ATSH
LEXO EDHE: Kisha e Shën Gjergjit në Berat, objekti ku kanë lënë gjurmë ndryshimet historike
Në kishën e Shën Gjergjit në Berat vijon puna për kthimin e saj në identitet.
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, në kuadër të muajit të Trashëgimisë Kulturore solli në vëmendje punën që po bëhet në këtë monument kulture të ndërtuar në shekullin XVIII në Berat.
“Kisha e Shën Gjergjit në Berat, një objekt i veçantë, ku kanë lënë gjurmë ndryshimet historike”, – tha Margariti.
Kjo kishë, në vitet ’80, u transformua në një rezidencë dhe pikë turistike qeveritare. Dhe si rrjedhojë u shemb pjesa e sipërme e kishës, për të ndërtuar një imitim të shtëpisë karakteristike beratase…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU