Restaurohet amfiteatri i Durrësit, zbuluar në 1966 nga arkeologu i njohur, Vangjel Toçi

Në Amfiteatrin e Durrësit, i ndodhur në qendër të qytetit bregdetar dhe 350 metra larg detit në drejtimin jugor,  shpejti do të fillojë ndërhyrja konservuese-restauruese. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese në “Amfiteatrin e Durrësit”.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, ka hartuar një listë monumentesh me prioritet ndërhyrjeje dhe ka marrë masat për hartimin e projekteve. IKTK mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Amfiteatri i Durrësit ka arkitekturë romake dhe është ndërtuar në fund të shek. I pas Krishtit, në periudhën e perandorit Trajan. Ai është shfrytëzuar për dyluftimet e gladiatorëve dhe të shtazëve të egra për afro 2 shekuj.

Monumenti është zbuluar në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi. Deri tani është zbuluar rreth gjysma e amfiteatrit, me pjesën perëndimore dhe veriore të shkallareve, si dhe një pjesë e galerive.

Amfiteatri i lashtë po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj./ATSH