Revista letrare “Miriade”, tashmë në duar të lexuesve

miriade

Këto ditë ka dalë nga shtypi numri i parë i revistës dymujore italo-shqiptare të letërsisë dhe artit “Miriade”.

Viti 2024 po bën realitet një ëndërr të mbyllur në sirtar prej një kohë të gjatë. Kurrë mos të themi Kurrë!
Më në fund kam kënaqësinë t’u prezantoj lexuesve, numrin e parë të revistës sime dymujorshe italo- shqiptare të letërsisë dhe artit: MIRIADE. Nuk është rastësi që përzgjodha këtë titull… Vargjet, narrativa, arti janë pasuria e pallogaritshme e intelektit tonë, optika jonë, mendimet tona, jehona jonë për të shpëtuar atë pakicë ose shumicë që na ka mbetur për të mbrojtur, promovuar, kërkuar, derisa të jetë e dobishme në shërbim të kulturës, pasi kohët e fundit bota po kalon momente të vështira në shumë pikëpamje. 

Është vërtet emocionuese dhe bukur të marrësh ndër duar Revistën MIRIADE, të shfletosh faqe pas faqeje poezi të ndryshme të përzgjedhura nga poetë të njohur, të lexosh artikuj, ese, intervista të ndryshme dhe të admirosh artin e vërtetë, ndërthurjen e ngjyrave magjepsëse që na lënë la frymë, duke na shpënë në planete të cilat dukeshin të paarritshme e megjithatë në këtë revistë do t’i keni në majë të gishtërinjve falë edhe ndihmës së çmuar të Dibran Fyllit për përgatitjen dhe dizajnin, ashtu sikurse edhe bashkë – editores Tamikio L Dooley“, thotë drejtorja ekzekutive e revistës, znj. Angela Kosta.

ObserverKult