Revolta e Astrit Çermës: O karagjozë, në kohën e Enverit kishim uzina, fabrika, shkolla, art, kulturë, shëndetësi, jo si sot…

Astrit Çerma

Aktori i njohur Astrit Çerma, pati reaguar i revoltuar pas publikimit të disa fotove në gazetën Tema, ku tregohej jeta në kohën e komunizmit.

“Disa gazeta të disa demokratëve të thekur seç na nxjerrin disa fotografi me ca dyqane buke, me ca njerëz të hutuar, me ca karroca, me ca sheshe e rrugë me parulla, për të na rrëfyer se ç’lanet ishte koha e Enverit.

Një propogandë idiote “tëpkë” siç bëhej në atë kohën e komunizmit për vendet kapitaliste.

He, he, he.

Thjeshtë: Një propogandë anti-komuniste me mjete komuniste…

Karagjozët.

Po të jetë kështu:

Hapini albumet e asaj kohe, hapini. Do të shihni uzina, fabrika, kombinate, hidroçentrale, ushtri, marinë, pilotë, shkolla, teknikume, institute, universitete, do të shihni art, kulturë, shëndetsi, e tjera e tjera e tjera e tjera.

Po. Edhe nëse merrni mundimin, po me këtë mënyrën propogandistike tuajën, at’herë bëni ca krahasime për këtë kohë sot me kohën e atëhershme.

P.sh. Me prindër “të lumtur” që vdesin të braktisur nga fëmijët, me nevojtoresh të shkollave të mesme mbushur me shiringa dr oge, me vrasje, përdhunime, e rrahje në mes të ditës, me TV ku kurvërohet me shalë, gjokse, me seks, të njëjta me banalitete kafshësh e tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera…

Ajo kohë nuk fshihet me palaçollëqe të tilla, sepse, nuk mund të fshihen 50 vjet nga jeta e një kombi. Jo.

Ajo kohë zbërthehet, dhe pa tjetër do të vijë një ditë që do të zbërthehet nga studiues, analistë e politikanë të pablerë me interesat që i detyron, i josh apo i blenë, ose i kërcënon koha e sotme t’u qavarraviten politikanëve të sotëm që “zanatin” e kanë mësuar dhe e mësojnë nga veprat në seri të atij që si sot e vite më parë e “rrëzuan”.

Idiotë.

Ç’më gëzoni që rrëzuat të vdekur Enverin kur keni 31 vjet që mbani gjallë sa-leh vrerin”, shkruan i revoltuar ai.

ObserverKult


Astrit Çerma

Lexo edhe:

ASTRIT ÇERMA: TAKIMI ME SUL PITARKËN, ME MUA ISHTE EDHE TIMO FLLOKO…

“Me Sul Pitarkën”, fragment nga Astrit Çerma

Kur jetuam një vit në Los-Anxhelos, më fton Timo Flloko të shkojmë dhe të takojmë Sulën, tek i biri.

Unë kisha marr vesh se Sul Pitarka ishte së bashku me gruan tek djali i tij i vogël në Nju-Jork. Por këtu mora vesh se, pak paska ndejt atje.

Djalin e madh, mbasi kishte punuar disa vjet tek qendra qendrore sizmike në Japoni, e kishin kërkuar këtu në Kaliforni. Si një nga specialistët më mirë të studimeve dhe parashikimeve të tërmeteve.

Tekstin e plotë mund të lexoni KËTU:

ObserverKult