Poezi nga Rexhep Shahu
Më ka marrë malli për ty
Si për detin ku mbyten mendimet e mia,
Për valët e tij që lazdrohen në breg
Dhe shkruajnë ëndrra në rërë.
Dallgët nervoze godasin shkëmbin me ngulm
(sa herë më bije me grushte ijeve
më thoje i lig, i lig, se s’të lija të flije
e unë bija në tokë duke qeshë…)
Më ka marrë malli me qesh e me hesht,
Me paqtue botën në sytë e tu,
Me e vu kokën në supin tënd,
Me hesht aty me lot në sy,
Me e marrë dorën tënde në dorë,
Me u ngrohë, me marrë prej teje
Gjithë ç’i duhet zemrës time,
Me shpëtue prej zhurmave,
Me u mbushë me qetësi.
ObserverKult
Lexo edhe:
REXHEP SHAHU: KA DITË QË NUK E GJEJ VETEN NË SYTË E TU…
Ka ditë që nuk e gjej veten në sytë e tu
kam mbetë si harabel i harruar në çati
nuk vishem nga e qeshura jote që më bënte të bukur
ka ditë që sytë e tu shohin asgjë dhe hutimi derdhet në ty
duart e tua janë ftohë, nuk rrëshqasin me dëshirë nëpër fytyrën time
që ka marrë ngjyrë ndryshku, ngjyrë vdekje
buzët e tua i harruan gishtërinjtë e mi
ka kohë që nuk t’i largoj nga syri flokët që të bien mbi fytyrë si dua unë
ka kohë që s’më dhuron puthje as vjedhim puthje në njëri – tjetrin
nuk i ngre sytë të derdhësh dritë në mua
të shoh me ngulm në fytyrë
kur nuk qesh shoh se plakesh me shpejtësi
rrudhat zgjaten si brazda në një tokë të braktisur nga shiu
dhe ngadalë merr format e statujës së vjetër
që sado e bukur je statujë, nuk qesh dot si e gjallë…
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU