
Poezia “Statujë malli” nga Rexhep Shahu
Ka ditë që nuk e gjej veten në sytë e tu
kam mbetë si harabel i harruar në çati
nuk vishem nga e qeshura jote që më bënte të bukur
ka ditë që sytë e tu shohin asgjë dhe hutimi derdhet në ty
duart e tua janë ftohë, nuk rrëshqasin me dëshirë nëpër fytyrën time
që ka marrë ngjyrë ndryshku, ngjyrë vdekje
buzët e tua i harruan gishtërinjtë e mi
ka kohë që nuk t’i largoj nga syri flokët që të bien mbi fytyrë si dua unë
ka kohë që s’më dhuron puthje as vjedhim puthje në njëri – tjetrin
nuk i ngre sytë të derdhësh dritë në mua
të shoh me ngulm në fytyrë
kur nuk qesh shoh se plakesh me shpejtësi
rrudhat zgjaten si brazda në një tokë të braktisur nga shiu
dhe ngadalë merr format e statujës së vjetër
që sado e bukur je statujë, nuk qesh dot si e gjallë
nuk të qarkullon gjak në buzët e puthjes
nuk më përkëdhel me duart e heshtjes
nuk qesh kur të them se je më e bukur se e bukur
nuk flet të më thuash, akoma s’ke ikur…
por hesht se ti e di që statujat s’dashurohen.
Ka ditë që nuk e gjej veten në ty
kam frikë mos bëhesh statujë malli…
ObserverKult
Lexo edhe:
REXHEP SHAHU: ZOT, RUAJE KËTË GRUA!

Zot
Ruaje këtë grua
këtë grua perëndi këtu para meje
që ma mbështjell fytyrën me dorën e ëndrrave
këtë grua me qeshjen prej dielli
me dritë hyjnore në sytë e saj.
Zot
Ruaje për mua këtë grua
që është zemra ime jashtë meje
kur nuk jam me të.
Nuk dua gjë tjetër prej teje zot
kjo grua është fillimi që s’ka fund kurrë
është ajo që më bën burrë
që mbledh në vete lakmitë e burrave
dhe nderimin e tyre pa cak
zilitë e grave që i japin shkëlqim dritës së saj…
Poezinë e plotë numd ta lexoni KËTU