Riccardo Cocciante: Margerita…(teksti i përkthyer në shqip & video)

Nuk mund të rri i ngujuar
Me duar njëra-tjetrën përmbi
Se shumë gjëra kam për të bërë
Para se e nesërmja të vij

Dhe nëse ajo është duke fjetur
Unë nuk mund të pushoj
Si ta gjej mënyrën që kur të zgjohet
Asnjëherë të mos më harrojë

Që kjo natë kaq e gjatë
T’mos jetë më e zezë se e zeza vetë
Bëhu e madhe o hënë e ëmbël
Mbushe qielllin cep më cep

Që pastaj buzëqeshja e saj
Të kthehet e tillë përsëri
Shkëlqe o diell në mëngjes
Si kurrë më parë, me lakmi

Që t’ia mundësosh t’i këndojë
Ato këngë që i ka mësuar
Unë një heshtje do ta bëj
Që askush nuk ka dëgjuar

Do t’i zgjoj të dashuruarit
Të flas me orë në pafundësi
Të përqafohemi më fuqishëm
Sepse ajo dëshiron dashuri

Pastaj, do të ecim rrugëve
Do nisim me ritme vallëzimi
Sepse ajo dëshiron hare
Asaj s’i pëlqen dëshprimi

Pastaj, me kusitë ngjyra plotë
Të gjitha muret do t’i lyejmë
Shtëpitë, rrugët, pallatet
Sepse asaj ngjyrat i pëlqejnë

Do t’i mbledhim të gjitha lulet
Ta nxisim pranverën të vij
Do ta ndreqim edhe një djep
Mbrëmjeve të bëjmë dashuri

Do të ngjitemi lart në qiell
Për të marrë ndonjë yll
Sepse Margerita është e bukur
Sepse Margarita është e mirë

Sepse Margerita është e ëmbël
Sepse Margerita është e vërtetë
Sepse Margerita dashuron
Këtë e bën gjatë natës së qetë

Sepse Margerita është një ëndërr
Sepse Margerita është si kripë
Sepse Margerita është si era
Dhe s’e di sa më lëndon në shpirt

Sepse Margerita është gjithçka
Ajo është çmenduria ime
Margerita, Margerita…
Margerita…ime

Margerita ime

Përktheu: Lirim Alija

ObserverKult