Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar” ka shpalosur detajet e edicionit të sivjetmë.
Programi me 242 filma të animuar do të mbahet nga 23 deri më 30 korrik në qytetin e Pejës, ndërkaq transmetimi i tyre mund të ndjeket edhe në platformën në internet.
“Mos harroni të mbani syrin mbi njoftimin e temës së festivalit, jurisë, programeve speciale, prezantimeve dhe të gjitha aktiviteteve të tjera të ngjashme”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin paralajmërues të festivalit.
Filmat pjesëmarrës do të shpërndahen në 9 kategori: Gara Ndërkombëtare, Gara e Studentëve, Kategoria për të Drejtat e Njeriut, Kategoria e Ballkanit, Gara e Videoklipit Muzikor të Animuar, Kategoria e Filmit Artistik, Programi i Fëmijëve dhe Adoleshentëve, Panorama Jashtë Konkurrencës, dhe eXperimental, transmeton ‘cbc.al’.
Anibar sivjet shënon edicionin e 12-të të organizimit.
Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, energjia e festivalit u bart përmes platformës online të Anibar.