Rikthehet komedia “Vrapo pas gruas tënde”

Një komedi me situata sa qesharake aq edhe të komplikuara. Sonte, me fillim nga ora 20:00 rikthehet komedia “Vrapo pas gruas tënde” në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
Një taksist londinez menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcënon të nxjerrë në pah fluskat e së vërtetës.
“Vrapo pas gruas tënde” është një komedi me dhjetëra situata sa qesharake aq edhe të komplikuara. Autori i komedisë “Vrapo pas gruas tënde” është Ray Cooney, ndërsa regjisori Ekrem Sopi.
Për skenografinë dhe kostumet është përkujdesur Bekim Korça. Aktorët që luajnë në shfaqje janë Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi./21Media