Rikthehet telenovela shqiptare “Njerëz dhe Fate”?/ Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi bëhen bashkë: Është gati…

Telenovela shqiptare “Njerëz dhe Fate” është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe artdashësve shqiptarë. Ka qenë aktori Arben Derhemi, i cili në rrjetet sociale ka publikuar një foto me të madhin Robert Ndrenika, duke nxitur edhe reagime nga ndjekësit.

Krahas fotos, Arben Derhemi, i cili në telenovelën “Njerëz dhe Fate” luante në rolin e Florit ka shkruar: Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerëz dhe fate”..Është gati..”.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo një shaka e aktorit, por ky postim ka shkaktuar entuziazëm.

“Njerëz dhe fate” telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlerë edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë.

10-seritë e para patën një sukses te madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovelë është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës./panorama.com.al


Lexo edhe:

ROBERT NDRENIKA, I MADH NË SKENË- POR ME MËKATIN QË NUK IA FAL ASKUSH

Aktori i madh, Robert Ndrenika, është pa diskutim një nga ikonat e kinematografisë shqiptare. Me shumë role të luajtura, me shumë çmime të fituara, me shumë mirënjohje dhe respekt nga shqiptarët.

Por siç çdo gjë e mirë ka edhe një te keqe, zakonisht aktori ka një shprehje teksa thotë “Nëse Zoti është lart, unë jam këtu poshtë” dhe duket se ka domethënia.

Nëse e mbani mend shembjen e Teatrit Kombëtar, sigurisht që të gjithë qytetarët u mblodhën për t’i thënë “JO” shembjes dhe u bë rrëmujë e madhe…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult