Së pari,
Më përdhunoi babai,
I dyti, vëllai
Nëna më martoi
Me dashnorin e saj.
Në sirtar
Gjeta një thikë,
Ishte e vogël,
Por shumë e mprehtë.
Së pari,
Vrava babanë
Vëllanë të dytin,
Të tretët nënën
Dhe dashnorin e saj.
Ika me vrap
Të fshihesha në pyll,
Kudo shkelja
Lija gjurmë gjaku,
Një lukuni ujqish
M’u turrën pas.
M’u sulën përsipër
Më shqyen
Në të satën pjesë,
Pastaj u shpërndanë
Me mishrat e mi
Nëpër dhëmbë.
Një llavë e nxehtë
Si flakë ferri
Më përpiu të tërën,
Kishin shpëtuar vetëm sytë
Që munda t’i hap…
Nëna, babai, vëllai
Qanin mbi kryet e mi
Që digjej nga zjarrmia.