Rita Ora (Rita Sahatçiu) ka lindur më 26 nëntor 1990, është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare.
Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte njëvjeçare.
Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me këngën Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i parë i saj Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018.
Në vazhdim ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të këngëtares tashmë me famë botërore, Rita Ora:
“Bukuria e vërtetë është të dish se kush je dhe të besosh tek vetja. Njerëzit e lumtur i dinë qëllimet e tyre në jetë, kanë guximin të luftojnë për to dhe fuqinë për të vazhduar përpara”.
“Mos i lejo njerëzit negativë të sigurojnë hapësirë me qira në mendjen tënde. Rrite çmimin e qirasë dhe largoji ata nga mendja”.
“Mjaft prite për konfirmime. Bëj çfarë dëshiron dhe fillo të jetosh jetën tënde”.
“Ndonjëherë ëndrrat mund të shndërrohen në realitet”.
“Të dashur persona që më urreni, asgjë nga ato që thoni apo bëni, nuk ia vlen aq shumë sa të shpenzoj kohën time duke u menduar për to”.
“Fëmijëria ime ka qenë e mrekullueshme. Familja ime ka qenë e mrekullueshme. Nuk jam rritur në një vilë, ama gjithsesi ia kemi dalë mbanë”.
“Për mua nuk ka rëndësi kush je, apo nga vjen. Nëse je një person i mirë, ke për të pasur mbështetjen time”.
“Kur koha jote të vijë, duhet ta kapësh atë me të dyja duart”.
“Jam tepër e frikësuar nga dështimet, sidomos nga zhgënjimet e personave të dashur…”
“Më pëlqejnë shumë ta ndaj jetën time me ndjekësit e mi. Për fat të mirë, ata më ndjekin sepse duan të dinë gjithçka për mua. Kjo gjë është një formë e të lidhurit me fansat që nuk ishte e mundur disa vite më parë”.
Përgatiti: E. Berisha- ObserverKult
Lexo edhe:
RITA ORA RRËFEN BETEJËN ME ANKTHIN: GJITHÇKA NISI KUR MAMI IM VUANTE NGA SËMUNDJA E RËNDË