Rita Ora duartroket për mantelbardhët e në veçanti nënën e saj që po punon për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar

Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu-Ora, është rikthyer në vijën e parë të NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) në një përpjekje për të ndihmuar në mesin e pandemisë COVID-19.

Dhe këngëtarja me prejardhje shqiptare iu bashkua nismës simbolike të kombit anglez “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje në orën 20:00, përmes një videoje të ndarë me fansat në Instagram, për të duatrokitur punëtorët e mantelit të bardhë shkruan DailyMail.

Fushata “Clap For Careers”, e cila filloi në internet, është inskenuar sepse ‘gjatë këtyre kohërave të pashembullta të NHS-së duhet të dijmë se jemi mirënjohës’, thanë organizatorët.

Javën e kaluar shumë njerëz dolën në rrugë për të përplasur duart vetëm për mjekët e NHS – por këtë javë fushata u zgjerua për të duartrokitur të gjithë punëtorët kryesorë që po ndihmojnë në luftimin e sëmundjes nga të gjitha sferat e jetës.

Rita qëndroi në këmbë e veshur me tuta shumëngjyrëshe, ndërsa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë filloi duartrokitjen për të gjithë mjekët dhe për nënën e saj në veçanti.

Foto: Vera Ora/InstaStory

Në një bisedë live në Instagram me mikun e ngushtë të Ritës, Vas J Morgan, 31 vjeç, nëna e këngëtares foli për kohën kur nisi të punojë në NHS kur erdhi në Britani të Madhe nga Shqipëria.

Ajo tha: “Ishte e vështirë sepse nuk mund ta flisja gjuhën, por më ktheu vetëbesimin tim”.

Foto: Vera Ora/InstaStory

“Unë kam qenë një grua profesionale duke qenë nënë dhe mendoj se kjo më plotësoi si person. Kështu që unë isha mjaft e lumtur për ta arritur atë”.

“Është e mundur që të arrihen gjërat me pak punë”, thotë Vera.

Vas e pyeti nënën e këngëtares se si është të jesh një mjeke e NHS-së që punon në vijën e përë gjatë pandemisë.

Ajo tha: “Në të vërtetë ka qenë mjaft sfiduese. Vetëm se ju shihni shumë shërbime janë rikonfiguruar, riorganizuar”.

“Sendet janë zhvendosur në vende të ndryshme ku ata duhen më së shumti. Puna në ato rrethana ka qenë vërtet sfiduese dhe shumë stresuese. Është goxha e lodhshme”, ka thënë tutje 55-vjeçarja.

“Është diçka për të cilën ne po përpiqemi të ndihmojmë dhe mbështesim.”

Vas gjithashtu pyeti Verën se sa ka ndikuar pandemia në njerëzit me çështje të shëndetit mendor.

Ajo tha: “Unë jam e vetëdijshme që ka njerëz atje që tashmë po përjetojnë ankth për shkak të stresit të pandemisë”.

“Kjo mund të jetë një nxitje për disa njerëz, ata që kanë OCD ose ankth të përgjithshëm ose ankth social, një fobi, një reagim nga stresi i madh”, tregoi tutje përgjatë videos psikiatrja Sahatçiu-Ora.

Rita Ora dhe Vera Ora (Foto: Vera Ora/Instagram)

“Simptomat janë rritur ndonjëherë dhe ju mund të shihni ndikimin që izolimi ka tek të gjithë, veçanërisht njerëzit që kanë probleme ekzistuese të shëndetit mendor. Ndonjëherë kjo e bën shumë të vështirë përballimin në këto periudha shumë të vështira”, shtoi ajo.

Vera është psikiatre dhe ish-mjeke e përgjithshme, por po i jep mbështetje personelit të A&E (reparti i aksidenteve dhe emergjencave), ndërsa ata luftojnë me fluksin e rasteve të coronavirusit. /Telegrafi/