Rita Ora mban koncert në kullën Eiffel

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka lajmëruar fansat e saj se do të realizojë një koncert  në kullën Eiffel, Paris më datën 30 të këtij muaji.

Përmes rrjetit social, Instagram, Rita ka publikuar spotin e koncertit dhe ka zbuluar se do të interpretojë live këngët e saj në një koncert virtual, transmeton ‘lapsi.al’.

Gjithashtu, këngëtarja ka postuar edhe disa foto të realizuara për eventin dhe ka ftuar të gjithë ndjekësit të rezervojnë biletat të cilat shiten online.

—————————————————————————————————

LEXO EDHE: Rita Ora e shpjegon: Ja pse tani them që jam kosovare…

Rita Ora përpiqet t’i shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet ‘kosovar’ dhe ‘shqiptar’, në një intervistë të zhvilluar nga “wired”.

Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta. Që njerëzit bëjnë në Google, e cila është: “A është Rita Ora shqiptare?”.

Sigurisht që përgjigja e saj ishte “Po”, por teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim të shkurtër për fansat e saj rreth nocionit “kosovar”. Duke treguar se i është referuar vetes si shqiptare, duke thënë se Kosova deri në vitin 2008 nuk ishte e pavarur, por thotë se teknikisht këto dy terme janë e njëjta gjë, transmeton ‘lapsi.al’.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja. Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt”, ka thënë Rita.

———————————————————————————–

LEXO EDHE: Rita Ora publikon këngën e re “You For Me”- bashkëpunim me Sigala

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“You For Me” mban titullin kënga që është në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala.

Projekti i dyshes së famshme tashmë është lansuar në të gjitha platformat muzikore. Me një paraqitje të mahnitshme të yllit shqiptar, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

“You For Me, miku im i mahnitshëm Sigala më kërkoi që të këndojë. Në këtë këngë verore dhe unë nuk mund t’i rezistoja. Unë absolutisht e dua atë dhe besoj se edhe ju do e bëni të njëjtën gjë. Është publikuar tani”, ka shkruar Rita Ora.