Mbi dritën e bardh’ të hënës
dy pika të vogla jete nisën
dhe natën kur dhe qetësia hesht
në ajër dy krahë përplaseshin (ngadalë)
Thonë se është një zog që bijtë i sillen rrotull
në natën ku yjet këndonin
këngën e lashtë të nënës që djemve
u fal jetë nga jeta e saj
Kur ndaluam një çast
pyetëm veten ku jemi vallë
dhe pamë në mesin tonë një zog të vrarë
dhe përreth ishim ne bijtë e saj.
Mbi dritën e bardh’ të hënës
dy pika të vogla jetë nisën
dhe natën kur dhe qetësia hesht
në ajër dy krahë përplaseshin (ngadalë)
Thonë se është një zog që bijtë i sillen rrotull
në natën ku yjet këndonin
këngën e lashtë të nënës që djemve
u fal jetë nga jeta e saj.
Kur ndaluam një çast
pyetëm veten ku jemi vallë
dhe pamë në mesin tonë një zog të vrarë
dhe përreth ishim ne bijtë e saj
u afruam dhe e morëm në krah
buzëqeshjen e saj
sepse nëna, nëna gjithmon’ djemtë i fal.