Riti shqiptar i shtegtimit të bagëtive, nën mbrojtje të UNESCO-s

Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e ka futur traditën e shtegtimit të bagëtive të Shqipërisë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Kështu ka njoftuar përmes llogarisë së saj Facebook, ministrja e Ministrisë së Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, derisa ia ka shtuar edhe një video këtoj njoftimi.

Për ta futur këtë traditë nën mbrojtjen e Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO), Shqipëria kishte aplikuar në një dosje të përbashkët me Italinë, Austrinë, Greqinë, Spanjën, Francën, Rumaninë, Kroacinë, Luksemburgun dhe Andorrën në mars 2022.

“Tradita e shtegtimit të bagëtive është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtete; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari. Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tone”, ka shkruar ndër të tjera, Margariti,  

Ndryshe, në Shqipëri kjo traditë, e njohur në botë si Transhumanca, zhvillohet në zonat e thella malore në veri dhe në jug të vendit. Me nisjen e stinës së verës, në qershor, barinjtë me kopetë e bagëtive bëhen gati të udhëtojnë drejt bjeshkëve. Ata e njoftojnë njëri-tjetrin dhe nisin së bashku rrugëtimin për në zonat e larta malore, ku qëndrojnë për tre muaj.

Pas tre muajsh shtegtimi, barinjtë dhe kopetë e bagëtive kthehen në shtëpi, së bashku me ushqimet e grumbulluara gjatë kësaj kohe.

ObserverKult


alban bala

Lexo edhe:

ALBAN BALA: JE MË E MIRË SE NË ËNDRRËN TIME, TA DISH!

Poezi nga Alban Bala

Je më e mirë se në ëndrrën time,
Je me bukur,
Tash edhe në ëndrra më merr malli për ty.

Nuk është se ti mungon,
Po kur nuk je-as unë nuk jam dot aty.

Je rrezja e diellit që më përshkon si mjegullën,
Jam gjurma jote prej drite.
Ti nuk ke faj… Flutrat kurrë s’e dinë
Sa të bukura janë, sa të rralla.

Je prizmi i syve të mi të përmallur
Pa ty nuk ka ngjyra! Drita zbret e bardhë
Dhe e padukshme, si ajri.

Je më e mirë se në ëndrrën time, ta dish!
Ti je një përrallë,
Që zemra e dëgjon gjithmonë për herë të parë,
Dhe rri zgjuar gjithë natën.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult