Riza Braholli: Kush më puth, vdes me mua!

Poezi nga Riza Braholli

– Merr ç’do…, – i tha
Shpirtin, trupin
bëji tëndet buzët,
sytë haji, treti
në ç’ujë, ç’lëngje,
ç’ajër të duash e piji,
por mos më puth.
Kush m’i jep buzët
vdes me mua.

ObserverKult

Lexo edhe:

RIZA BRAHOLLI: I JAM DHËNË KOKË E KËMBË SHKRIMËSISË E LEXIMEVE

Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Riza Braholli.

Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer?
-Sikur të kishte një të tillë! Megjithatë ne rendim drejt saj, duke rendur drejt pafundësisë. Ka çaste të tilla, grimca të cilat po t’i mbledhësh bëhen pak. Janë si puna e arit që mblidhet e matet me gram. Duhet të përmbysësh male, të gërmosh tunele të tëra për t’i bërë kilogramë. Përveç kësaj marrëdhëniet me të janë të veçanta për çdo individ dhe kushtëzohet nga interesat që secili ka. Një besimtar për të prekur lumturinë kërkon të arrijë praninë e Zotit; dikush tjetër e gjen te seksi, dikush te dashuria e dikush te fati. Për mua ajo zgjat pak, por rruga për tek ajo më ngazëllen e më ka bërë të luftoj e të sfidoj veten gjithë jetën.

Cila është frika juaj më e madhe?
-Humbja e të dashurve të mi; por dhe humbja e burrërisë.

Cilin person të gjallë admironi më së shumti?
-Nuk shkoj dot deri tek admirimi. Qeniet janë kaq komplekse sa do kenë diçka që të ma rrëzojë entuziazmin e parë. Po të ishte gjallë do të admiroja tim atë, për ndershmërinë, karakterin e urtësinë që kish.

Cili është personaliteti historik me të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
-Kur kam qenë i vogël ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha poet. Gjithnjë e më shumë po e kuptoj sa e vështirë është të jem një prej atyre që bëhen të dashur për një shumicë njerëzish. Nëse një ditë do ta meritoja këtë (po e quaj) titull, atëherë, sigurisht, me Naimin.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult