Riza Braholli: Të desha…! Të dua!

riza braholli të puthja

Të desha…, unë e di sa të desha.
Sa fatin mallkoj që të njoha
Kur duhej të flisja unë heshtja
Tashti që të flas iku koha.

Të dua…, unë e di sa të dua
Me zërin tënd më flet heshtja
Më flet një shi i thërrmuar
Ca fjalë që i lyp vetëm zemra.

Të desha… unë e di sa të desha
Të dua… unë di ç’je për mua
Kur duhej të flisja un’ heshtja
Kur duhet të hesht them të dua.

ObserverKult


Lexo edhe:


RIZA BRAHOLLI: TI QË MALL KE PËR QAFIMIN TIM