Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Riza Bytyqi këngën “Vinë vaporat “
Vinë vaporat moj nanë, bregut të detit,
O dilni shihni moj nanë, asqertë e mbretit.
O dilni shihni moj nanë, kah po i çojshin,
O disa kajshin moj nanë, disa knojshin.
O disa kjajshin moj nanë, disa knojshin.
O ka nji letër moj nanë, n’vilajet e çojshin.
O ka nji letër moj nanë e çojnë n’vilajet,
O ka shtatë vjet o moj nanë, t’na presin gratë.
O se mos pritshin moj nanë, për shtatë vjet,
O le t’i marrin moj nanë, burrat pleq.
O burra pleq o moj nanë, o pleq me mjekerr,
O ishalla vjen o moj nanë, naj dever tjetër.
Këngën mund ta gjeni duke klikuar KËTU
ObserverKult
——————————
Lexo edhe:
LASGUSH PORADECI: UNË JAM NJERI I LIRË, KARAKTERIN TIM S’MA BLEN DOT ASKUSH!