Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Riza Bytyqi këngën “Vinë vaporat “
Vinë vaporat moj nanë, bregut të detit,
O dilni shihni moj nanë, asqertë e mbretit.
O dilni shihni moj nanë, kah po i çojshin,
O disa kajshin moj nanë, disa knojshin.
O disa kjajshin moj nanë, disa knojshin.
O ka nji letër moj nanë, n’vilajet e çojshin.
O ka nji letër moj nanë e çojnë n’vilajet,
O ka shtatë vjet o moj nanë, t’na presin gratë.
O se mos pritshin moj nanë, për shtatë vjet,
O le t’i marrin moj nanë, burrat pleq.
O burra pleq o moj nanë, o pleq me mjekerr,
O ishalla vjen o moj nanë, naj dever tjetër.
ObserverKult
——————————
Lexo edhe:
RAMA DËSHIRON INSTALACION 3.7 MILIONËSH NË OBORR TË ZYRËS
Kryeministri Rama dëshiron që në oborrin e zyrës të tij të ketë një hapësirë e cila ofron bimësi, qetësi dhe pamje të bukur për eventet.
Hapja e tenderit për ndërtimin e një instalacioni druri në Oborrin e Kryeministrisë i cili do të kushtojë 3.7 milion euro, nuk ka vetëm problemin logjik se si po shpenzohen paratë e buxhetit, por në radhë të parë, tregon sesi sot po qeveriset dhe vlera që kanë 85 mijë nëpunësit e administratës publike përballë një njeriu të vetëm: kryeministrit.
Problemi qëndron se dëshira e kryeministrit Rama, nuk është diskutuar me asnjë institucion që përgjigjet për financat e shtetit, por konsiderohet si urdhër për të gjithë zinxhirin zbatues të administratës tonë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU