Robert Aliaj tregon pse vesh funde e fustan: Kam vite që e bëj. Shkëputem nga llumi!

robert aliaj

Robert Aliaj njihet për veshjen e tij ekstravagante dhe stilin e jetës. Në njërin nga televizionet shqiptare, kohë më parë ai ka komentuar trendin e burrave të cilët po veshin funde ose fustane.

Duke nënvizuar se edhe fustanella që është veshje tradicionale shqiptare është femërore, artisti tha se nuk sheh asnjë problem në veshjen e fundeve nga meshkujt.

“Kam të paktën 12 vite që vesh funde…kam dalë në rrugë. Kam veshur edhe fustan që e kam pasur të përditshmërisë sime. Dhe u bë e zakonshme që të më shikojë ashtu. Paragjykimet nuk më bëjnë përshtypje, madje më motivojnë.

Sepse më shkëpusin nga e përditshmja dhe nga llumi në fund të fundit. Nuk kam respekt për njerëzit pa stil. A ka gjë më femërore se fustanella, me pala me të gjitha? Kështu janë fundet e grave. Kurse fundet që përdoren nga meshkujt sot kanë gjithsesi një prerje me të ngushtë, më të thjesht, më minimale. Nuk ka asgjë të keqe.”-tha ai.

ObserverKult

Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ MESAZH POLITIKËS: SHPORRUNI VETË DHE JO FILMAT E KOMUNIZMIT!

ROBERT ALIAJ “GODET” RONELA HAJATIN: JEPNI FUND METODAVE KORRUPTIVE ALLA SHQIPTARÇE…