Robert Aliaj: Valsi i panjohur… (teksti dhe kënga)

Ç’vals i panjohur magjik më tërheq
e pa kuptuar pranë teje më sjell
pas meje një epokë magjike rodhi
ç’vals i panjohur magjik më tërheq
Ky vals si verë dehëse
në gjoksin tënd bie
Ky vals që thërret, emrin tënd
dhe na hedh në tjera epoka
le ta kërcejmë unë e ti
po, po…

Ç’duar me prekën në errësirë
dhe hapën zjarre
rreth meje zjarre hapen
Ç ‘duar më prekën
jetën time mbulon

Eja valsin e qetë të dy ta kërcejmë
dhe çmendurit, gjumi të na i marrë
Ky vals si verë dehëse
në gjoksin tënd bie
Ky vals që thërrret, emrin tënd
dhe na hedh në tjera epoka
le ta kërcejmë unë e ti
po, po…

Ç’duar më prekën në errësirë
dhe hapen zjarre
rreth teje zjarre hapen
Ç’duar më prekën
jetën time mbulon
Ç’duar më prekën…

ObserverKult

—————————————————————————-

LEXO EDHE:

ROBERT ALIAJ: VET’ MË MËSOVE SE DASHURIA TËRË QIELLIN KA ÇATI (TEKSTI DHE KËNGA)

Sa herë më ke pritur tek vendi që ne dimë
Mes shiut rrëke ku era sillte stuhinë
Të dy të lagur strukur qëndronim
E s’ndjenim ne vetmi.
Vet’ më mësove se dashuria
Ka diell dhe në shi
Vet’ më mësove se dashuria
Tërë qiellin ka çati.

Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy
kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy.
E zgjatëm duart përkulem degët
por kokrra s´morëm dot.
Ty të mos kisha pranë ato çaste
i etur do ndjehesha dhe sot.
Ty të mos kisha pranë ato çaste
nga mendja s´do m´hiqeshin dot.

Një ditë buzë deti më pyete si fëmi
Vallë dashuria, a deti ka më thëllesi
Pastaj e dashur kokën mbështete.
Përgjigje prisnje kot.
S’di në ç’thellsira humba i tëri
por di se s’dilnja dot.
S’di në ç’thellsira humba i tëri
por di se s’dilnja dot.

—————

LEXO EDHE:

ROBERT ALIAJ: KUR S’TË DASHUROJ MË SHUMË TË DUA (TEKSTI DHE KËNGA)