Robert Aliaj: Vet’ më mësove se dashuria tërë qiellin ka çati (teksti dhe kënga)

Sa herë më ke pritur tek vendi që ne dimë
Mes shiut rrëke ku era sillte stuhinë
Të dy të lagur strukur qëndronim
E s’ndjenim ne vetmi.
Vet’ më mësove se dashuria
Ka diell dhe në shi
Vet’ më mësove se dashuria
Tërë qiellin ka çati.

Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy
kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy.
E zgjatëm duart përkulem degët
por kokrra s´morëm dot.
Ty të mos kisha pranë ato çaste
i etur do ndjehesha dhe sot.
Ty të mos kisha pranë ato çaste
nga mendja s´do m´hiqeshin dot.

Një ditë buzë deti më pyete si fëmi
Vallë dashuria, a deti ka më thëllesi
Pastaj e dashur kokën mbështete.
Përgjigje prisnje kot.
S’di në ç’thellsira humba i tëri
por di se s’dilnja dot.
S’di në ç’thellsira humba i tëri
por di se s’dilnja dot.

ObserverKult

———————-

Kliko edhe:

Robert Aliaj: Kur s’të dashuroj më shumë të dua (teksti dhe kënga)