Robert Bërns: Si trëndafil çel dashuria

mendoja
Foto ilustrim

Poezi nga Robert Bërns

Si trëndafil çel dashuria,
Në mes të kopshtit tim,
Dhe si një këngë bukuria,
S’më ndahet në udhëtim.

Kjo bukuri mbi të gjitha mbetet,
Asgjë mbi dhe s’e tund,
Me mua ecën gjersa detet,
Të thahen gjer në fund.

Nuk thahen detet zemra ime,
Graniti nuk firon,
Nuk ndalet rëra në udhëtime,
Se rëra veç vrapon…

Mbeç me shëndet për ty ngre gotën,
Mos u mërzit o shpirt!
Sikur të bredh me këmbë botën,
Të gjej, por vetëm prit!.

Shqipëroi: Dritëro Agolli

ObserverKult


gabimi S’ka heronj, heronjtë i përzumë, me lavdi përditë i nanuritëm, dhe me lajka dalëngadalë i vumë, një nga një në prehje dhe në gjumë.

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: PËR TË GJETUR MIQËSINË E VËRTETË KAPËRCEHET LUMI, PËR TË GJETUR DASHURINË E VËRTETË DETI!

Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017.

Për shumë kohë, Agolli ishte gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit”, dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

Ai la pas një krijimitari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në perëndim e në lindje. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Dritëroi u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

Në prozën e tij Dritëroi nuk solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjdhura për dashurinë nga Dritëro Agolli

Tekstin e plotë e gjeni KËTU