O Yll (më i magjishmi nga larg),
ke të drejtë të jesh kryelartë
në errësirën e resë përqark-
Nuk bën të flasësh për natën,
terri e bën dritën tënde të qartë,
pak mister të bën krenar.
Por për heshtjen tënde të plotë,
rezervimin tënd nuk e pranojmë.
Na thuaj diçka që ta mësojmë
përmendësh dhe përsërisim me vete
Thuaj diçka! Dhe ai thotë “Unë digjem”
por thuaje me çfarë grade nxehtësie.
Thuaje në Fahreneit, thuaje në Centigreid,
përdor një gjuhë që e kuptojnë të tërë,
na trego çfarë elementësh ke përzier.
Kjo çuditërisht pak na vjen në ndihmë
megjithatë na thotë diçka që vlen.
Dhe i patundur si Eremiti i Keats,
madje pa u përkulur nga sfera e tij,
ai na kërkon diçka prej nesh këtu.
Të mbajmë një lartësi të caktuar
që nganjëherë kur turma lëkundet
t’ qëndrojmë larg për lëvdata e fajësime
Ne mund të zgjedhim diçka si një yll,
me mendje të kthjellët dhe pa tundime.
Përkthyer nga Kujtim Morina