Poezi nga Robert Shvarc
Ç’kërkoj unë
në thellësitë e buta të syve të tu gjumashë…?
Unë, breshëri, s’kam ndonjë punë
të bie mbi tokën tënde vlagë,
që vesën pret me dëshirim-
dhe jo rebeshin, shkatërrimin…
Falma përmallimin,
dobësinë
e këtij çasti çiltërsie:
Unë prapë do të marr arratinë,
e do të fshihem nëpër muzgje kotësie,
e do strukem në guvën time
që të lëpij, si bisha,
ndonjë plagë
të vjetër a të re…
Jo, unë
s’kam ndonjë punë
në thellësitë e buta të syve të tu gjumashë-
Më ndje!
ObserverKult
Lexo edhe:
Robert Shvarc: Sytë e tu, e dashtun…
Sytë e tu, e dashtun, janë të përlotun
Sytë e tu, e dashtun më hapin një botë të tanë
Që e kam andrruem, por nuk e paskam njoftun,
Sytë e tu, e dashtun që tash i kam aq pranë …
Në shregull shpresash të marra jam kotun,
Maleve të nalta, që puthen me qiejt, jam ngjitë,
Dhe greminave të thella, ku lëvrijnë
kaçamijt’ e krimbat kam rrëshqitë
Poezinë e plotë e gjeni duke klikuar KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
Miku i përkthyesit: Shvarc u arrestua… e rrahën dhe e pështynë enveristët
Nga: Dashnor Kaloçi
U publikua kohë më parë historia e panjohur e përkthyesit të njohur, Robert Shvarc, i cili në vitin 1945-së bashkë me gjyshen e tij shkonin në burgun e Tiranës, për t’i dërguar ushqime, gjyshit të tij, Johamit, që mbahej i arrestuar dhe vdiq aty në rrethana të panjohura.
Dëshmia e Genc Kokës, (i biri i kolonelit zogist, Sami Kokës, që vuajti 30 vjet në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës), për historinë e grupit të shokëve të tij të gjimnazit të Tiranës, ku bënin pjesë edhe Amik Kasaruho, Vasil Melo, Emil Totozani, Triumf Nepravishta, Milto Dado dhe Qemal Jusufati, të cilët u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit, pasi shtypën disa trakte dhe ua dhanë shokëve të tyre, Guljelm Paci, Ndoc Ljarja, Petro Konomi dhe Filip Alina, për t’i shpërndarë në qytetin e Shkodrës. Si u arrestua Robert Shvarc dy herë nga Sigurimi i Shtetit, duke e rrahur te “Shtëpia me gjethe” dhe te “Selvija”, ku e “peshuan për veshësh”, që të tregonte pjestarët e grupit, por ai…?!
Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KETU