Robert Shvarc: Mos më lëndo, se të kam besuar shumë…

Poezi nga Robert Shvarc

Dhe ja si gjithmonë, gjithnjë kur dashuroj,
në anijen tënde velat e lundrimit po ngrihen…kundroj
velat që rrëmbejnë në largësi të panjohura dashurinë time
e unë mbetem i vetëm, fshehurazi dëshiroj.

Më pas me një  çmim të trefishtë paguaj ndarjen me ty,
netëve të gjata pa gjumë, në lot.
Ndaj mos më lëndo kur nga dritarja ikjen tënde ndjek…,
se si largohesh nga unë duke lënë acarin në shpirtin tim
dhe shpresën e pashpresë se do të takohemi sërish diku,
                                                                 dikur një ditë…

Mos më lëndo, se të kam besuar shumë
në zjarrminë e fatit tim!
Mos më lëndo me dritën e qartë të syve të tu,
se zemrën e lashë peng kur marrëzisht i dashurova ata sy!
Mos më lëndo, o e huaj, duke u kthyer te dashuria ime
                                                                 çdo mëngjes ,

se pa fre dëshirën time për ty do ta lëshoj qiejve
dhe si ndëshkim prej tyre në stuhitë e jetës i vetëm
                                                               do të vdes!

*Titulli i origjinalit: Dhimbje dashurie

———————–

Lexo edhe:

ROBERT SHVARC: JETOJ ME ËNDRRËN QË MË FALE TI…

Jetoj me ëndrrën që më fale ti,
Unë jetën gjithë ty ta dhashë-
dhe ti e di: gjer sot unë dashuri
nuk ndjeva kurrnjëherë o vashë!

Jetoj me gazin që më dhe o zemër,
pa asnjë ngurrim nga shpirti jot
dhe ti e di: që mua asnjë femër
nga sytë s’më joshi pikë lot

Poezinë e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult