Kur në dimër të mbijë bari, ahere në zemrën time
Do çelë urrejtja.
Shelley
O mos harro
Kur napë e zezë e natës misterplote
Dalëngadalë shtrihet mbi qytet,
se zemra ime tëndes nis i flet,
se n’sytë e mi ndrit veç fytyra jote
o mos harro!
O mos harro
Kur gjumi të përkund ndër ëndrra tretur,
unë rri dhe i mahnitur gjithnjë pres
të flejë dhe malli i dhemshur që më ndes
ah! Zjarrin e një shpirti n’harrim tretur-
o mos harro!
O më kujto
N’agimet e pranverës që po vjen,
kur rrezja diellit n’shtrat të përkëdhel,
kur gonxha e re n’dritare nis e çel
e pikëllimi larg mua më bren
o më kujto!
O më kujto
Kur t’jesh e lumtur nën buzët e një tjetri
E zemra fort do t’rrahë me përvëlim-
Si nëpër erë do t’vijë urimi im,
se unë prap ah! Mbeta ai i vjetri –
o më kujto !
1955
ObserverKult
LEXO EDHE: