Roberto Benigni: Duhet t’u dhurojmë prindërve tanë ditët tona, kohën tonë…

buzëqesh jeta vdekur eshte e bukur la vita e bella

ObserverKult ua sjell disa nga thënie të Roberto Benigni:

“Ose je i dashuruar, ose nuk je. Është njësoj si vdekja, ose je i vdekur, ose jo. Nuk ekziston “më tepër i vdekur”, apo “më tepër dashuri””.

“Duhet t’u dhurojmë prindërve tanë ditët tona, kohën tonë, atë që nuk na kthehet më. Koha që u dhurojmë të tjerëve na kthehet mbrapsht shumëfish”.

“Jini të lumtur dhe nëse ndonjëherë lumturia do t’ju harrojë, ju mos e harroni lumturinë”.

“Për ta transmetuar lumturinë, duhet të jeni të lumtur, por dhe për ta transmetuar dhimbjen, duhet të jeni të lumtur”.

“Mënyra e vetme për t’i realizuar ëndrrat që ke, është të zgjohesh”.

“Një komedian i aftë duhet ta mbrojë gjithmonë vendin e tij nga ata që e qeverisin”.

“Të nisësh një rrugë të re duket e frikshme. Por pas çdo hapi që hedhim, kuptojmë se sa e rrezikshme ishte të qëndronim pa lëvizur”.

“Nuk është e mundur që një person i mirë të mos zemërohet kundër të keqes. Është diçka natyrale, të vjen në mënyrë spontane”.

“Por mënyra e vërtetë për të qenë të lumtur, është të kujdesemi edhe për lumturinë e të tjerëve”.

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERTO BENIGNI: DASHUROHUNI, NËSE NUK DASHURONI ËSHTË GJITHÇKA E VDEKUR