Roberto Bolaño: Pas një mijë vitesh asgjë s’ka për të mbetur

Pas një mijë vitesh asgjë s’ka për të mbetur
nga çfarë u shkrua në këtë shekull
Do të lexohen fraza të shthurura, gjurmë
femrash të përhumbura,
fragmente çiliminjsh të palëvizshëm,
sytë e tu të ngadaltë e të gjelbër
thjesht nuk kanë për të ekzistuar.
Do të jetë porsi Antologjia Greke,
por edhe më e largët,
porsi një plazh mes dimri
për tjetër mahnitje a moskokëçarje.

Përktheu: Elvi Sidheri