Roman për solidaritetin njerëzor dhe triumfin e të mirës ndaj të keqes

Foto ilustrim

“Eskadronët e vdekjes” rezulton të jetë një dokument artistik që projekton letrarisht anatominë e natyrës së dyzuar të njeriut në kohë e hapësira të njëjta por edhe të ndryshme. 

Nga Prof.dr. Skender Asani

Romani  “Eskadronët e vdekjes” është një dokument artistik që letrarizon një realitet të mbarsur me kontradikta midis aspiratës së lirisë dhe pasionit morbid të pushtimit….Të ndodhur në mes të këtyre dy linjave narrative, personazhet e këtij romani përmes luftës së së tyre të brendshme shpirtërore e etike, projektojnë një botë të jashtme e cila nuk është krejt bardh e zi, sepse këtë na e mundëson ndërthurja mjeshtrore e realitetit praktik dhe atij fiktiv

Autori Bardhyl Mahmuti nuk ka ardhë krejt rastësisht te saga e tij letrare, pasi që atë e ka ngritur mbi një përvojë të pasur hulumtimesh jo vetëm të natyrës njerëzore, por edhe të anatomisë së një kohe që prodhoi kaq shumë tragjedi për një popull, siç ishin shqiptarët….

Nga ky roman dalin shumë mesazhe, por kryemesazhi rreth të cilit sillet arkitektura letrare është se krimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kishte arritur të bëjë bashkë kundërshtar nga të dy etnitë, ku shqiptarët me stoicizmin e tyre arrijnë të bëhen objekt frymëzimi edhe për pjesën tjetër të serbëve që kishte aversion ndaj erës së gjakut, dhe ndaj krimeve që kryenin bashkëkombasit e tyre…

Si i tillë Romani  “Eskadronët e vdekjes” rezulton të jetë një dokument artistik që projekton letrarisht anatominë e natyrës së dyzuar të njeriut në kohë e hapësira të njëjta por edhe të ndryshme. 

Një roman i shkëqyer mbi solidaritetin njerëzor por edhe përmendore e triumfit të mirës ndaj të keqes, të paqes ndaj luftës….

Historikja, realja, mitika vijnë të shtresuara në laboratorin krijues të autorit dhe lexuesi nuk do ta hetojë se fundi i romanit sjell edhe befasitë që vetëm një mjeshtër i rrëfimit mund t’i kontekstualizojë në varshmëri me pozicionet morale, etike e njerëzore të personazheve….

(Fjalë e mbajtur në ITSHKSH me rastin  e promovimit të romanit “Eskadronët e vdekjes”  të autorit Bardhyl Mahmuti)

Lexo edhe:

IZOLIMI GJATË PANDEMISË DHE HAPËSIRA E PAFUND E INTELEKTUALIT