Shkrimtari, ish-diplomati e politikani Besnik Mustafaj ka promovuar romanin e tij më të fundit, “Fati i marrë”.
Vepra distopike parafytyron një Shqipëri të pavarur më 1878 që themelon institucione të rëndësishme ndërkombëtare…
Besnik Mustafaj e ka festuar datëlindjen e tij të 65-të me një roman të ri dhe në paqe me veten, siç tha, pasdite që kur la politikën nuk ishte më në kërkim të votuesve, por në kërkim të lexuesve, duke pohuar me shaka së është më e vështirë të gjesh lexues se votues.
Duke ndjerë të përligjur përkushtimin e tij ndaj letërsisë, ai falënderoi dy frymëzuesit e personazheve të romanit të tij të fundit “Fati i marrë”: Mal Berisha që në vepër është përkthyesi MB dhe Daut Dauti, historiani DD.
“Romani im është distopik. Unë përfytyroj që në vitin 1878, kur e morën pavarësinë, Bullgaria, Serbia e disa vende të tjera, e mori dhe Shqipëria. Në vazhdim Shqipëria është vend anëtar themelues i BE-së dhe NATO-s, një nga demokracitë më funksionale në Evropë, me mirëqenie të lartë, etj. E gjithë kjo është si të tregosh një ëndërr të bukur, por duhet ta bësh të besueshme”, tha Besnik Mustafaj.
Ish-kryeministri i Britanisë, Benjamin Disrael i bashkohet prozës së Mustafajt, përmes trillit artistik ndërsa romani është cilësuar nga botuesi Bujar Hudhri vepra më e mirë e autorit. Titulli është marrë nga vargjet e historisë së Skënderbeut./shqip.com
ObserverKult
Lexo edhe:
BESNIK MUSTAFAJ MERR ÇMIMIN E RËNDËSISHËM NË ITALI
Besnik Mustafaj merr çmimin e rëndësishëm “Virtyti dhe Dituria” nga “Alto Riconoscimento “Virtù e Conoscenza”” në Pulia, Itali me motivacionin e mëposhtëm:
“Person i Moralit të Lartë, shkrimtar, ish Ambasador i Shqipërisë në Paris dhe Ministër i Punëve të Jashtme në epokën post-komuniste, sepse ka dënuar në veprat e tij të gjitha format e totalitarizmit dhe diktaturës, për luftën e tij për liritë, për nxitjen e tij të pandërprerë të rezistoni dhe reagoni kundër të gjitha formave të shtypjes politike ”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
FAN NOLI: JEPNI PËR NËNËN
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë.
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n’Amerikë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult