Ron Whitehead: Duke folur vetë më vete

ron

Hiqi pantallonat dhe lëri morrat të dalin jashtë,
bile edhe nëse të vret ajri i pastër.
E di që je nga Kentaki
por o Zoti i madh a nuk të kanë mësuar prindërit e tu
se Pastërtia është pranë Hyjnisë!
Kij pakëz respekt për veten tënde.
Nuk ke fare turp?!
Ti sigurisht nuk i pastron veshët.
Ti kur dëgjon diçka që nuk të pëlqen ose nuk dëshiron ta bësh
ti sillesh sikur je i shurdhër!
Ti nuk je ndonjëfarë vetmitari i famshëm.
Ti jeton pa asnjë dyshk në atë kasollën e vogël ku ti shkruan
me dy qen të ndyrë ama pa dyshim ti nuk i ke të qarta këto gjëra.
Jo, ti qesh dhe sillesh sikur të jesh dikushi.
Ti dhe të ashtuquajturat talentet e tua të lashta.
Ti nuk mund të bësh as një vjershë me rimë
bile edhe sikur të kishe një kazan deng me talente.
Ama ti rri ulur aty, qesh me qentë e tu,
thuajse e ke bërë namim.
Ti e di fort mirë se ç’bëjnë me poetët laureatë?
I mbysin në lumë!
Është koha të gjesh një punë të hairit, të bëhesh burrë siç i ka hije burrit.
Përditëso CV-në tënde!
Ti rri gjithë ditën e lume duke dëshiruar më kot
të ruash jetën tënde duke dëgjuar klithjen e lejlekut në kodrën me rërë
dhe të shkruar një poezi për të.
A nuk e di se burrat e vërtetë vrasin lejlekët për sport?!
Është koha të mbushesh mend dhe të sillesh mirë.
Krejt jetën deri tash e ke çuar huq!
A nuk të intereson se çka mendojnë njerëzit për ty?!
A e ke të qartë se i çmende të gjithë njerëzit rreth vetes?!
Ç’dreqin ke që po qesh?!
Këto ditë, krejt çka po bën është të shkruash poezi, të qeshesh
dhe të luash me qentë e tu. Ç’dreqin të ka ndodhur?!
Mos u ço peshë, bir.
Merre veten me të mirë.
Krejt gjindja po qeshin me ty!
Ç’dreqin ke?!

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult