Në vazhdim mund ta dëgjoni këngën “Mallëngjimi” nga Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears, këngë kjo aq e dashur për publikun e kënduar së pari nga artisti Muharrem Qena.
O vendi im!
Të thërras unë me mall,
Këtu jetë më nep vetëm kjo kangë,
se anë e kand, kudo që kërkoj
pa si ty të dashtun nuk gjej.
Ku janë ato fusha, ku ato kaçuba
Vajza të bukura,
si n’vendin tim kund nuk ka.
I huaj jam!
Dashuni nuk kam
Për mue nuk lind dielli më
O vendi im!
Përbuzje ku s’ka,
si të lashë e dola në mërgim.
O Sharr o baba im,
Gërmi pushimi im,
Adriatiku im,
Tash vetëm po ju kujtoj.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
AKTORËT E TEATRIT NË GJAKOVË KËRKOJNË MË SHUMË PËRKRAHJE FINANCIARE