Duet nga Rona Nishliu & Gjon’s Tears: O vendi im… (teksti dhe kënga)

Në vazhdim mund ta dëgjoni këngën “O vendi im” nga Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears, këngë kjo aq e dashur për publikun e kënduar së pari nga artisti Muharrem Qena.

O vendi im!
Të thërras unë me mall,
Këtu jetë më nep vetëm kjo kangë,
se anë e kand, kudo që kërkoj
pa si ty të dashtun nuk gjej.

Ku janë ato fusha, ku ato kaçuba
Vajza të bukura,
si n’vendin tim kund nuk ka.

I huaj jam!
Dashuni nuk kam
Për mue nuk lind dielli më

O vendi im!
Përbuzje ku s’ka,
si të lashë e dola në mërgim.

O Sharr o baba im,
Gërmi pushimi im,
Adriatiku im,
Tash vetëm po ju kujtoj.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

AKTORËT E TEATRIT NË GJAKOVË KËRKOJNË MË SHUMË PËRKRAHJE FINANCIARE