Këngëtarja e njohur Ronela Hajati mund të prekë sërish këtë vit skenën e Eurovisionit, pasi përfaqësoi vitin e kaluar Shqipërinë.
Ronela po konkurron në festivalin “Una Voce per San Marino”, ku do të përzgjidhet dhe kënga përfaqësuese e San Marinos për në Eurovision 2023.
Artistja do të ngjitet në skenën e Festivalit me këngën e saj më 23 shkurt.
Në listën e publikuar shihet se Ronela është konkurrentja e vetme nga Shqipëria pasi shumica prej tyre janë nga Italia. Ky synim i këngëtares vjen pasi përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision vitin që kaloi me këngën e saj “Sekret”.
Dhe pse dhuroi një performancë të fuqishme, artistja nuk arriti të kalonte në finale por fitoi zemrat e publikut anë e mbanë.
Këngëtarja fituese e Festivalit të vitit të kaluar dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision nuk ishte e ftuar në edicionin e 61 të “Festivali i Këngës”. Për këtë, artistja ka reaguar me anë të një postimi.
Këngëtarja e revoltuar zbulon se nuk ishte e ftuar për të performuar këngën fituese siç duhet.
Drejtimin e Festivalit e cilësoi mediokër e të vogël me veprime skuthe duke mos e përfshirë këngëtaren as në siglat e festivalit.
“Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur. Por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do ma japë një ditë, për të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri të madhe për muzikën.
Unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet!
“Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë. Për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë”./Bordo.al
ObserverKult
Lexo edhe:
RONELA HAJATI REAGON ME MLLEF: “JENI ANALISTË TË KALBUR”
Ronela Hajati ka reaguar me një status në profilin e saj zyrtar në Instagram, pas kritikave të shumta për performancën e saj në Eurovision Song Contest, ku nuk doli dot në finale.
Në emisionin “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian dhe Ronela u ka kthyer përgjigje me këtë postim.
“Paskeni qenë të vdekur për t’u kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”, shkruan ajo me një mllef të paparë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: