Ronela Hajati reagon me mllef: “Jeni analistë të kalbur”

ronela hajati
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka reaguar me një status në profilin e saj zyrtar në Instagram, pas kritikave të shumta për performancën e saj në Eurovision Song Contest, ku nuk doli dot në finale.

Në emisionin “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian dhe Ronela u ka kthyer përgjigje me këtë postim.

“Paskeni qenë të vde kur për t’u kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”, shkruan ajo me një mllef të paparë, transmeton ‘revista ai’.

“Edhe po të kaloja në finale, do isha e fundit jam e sigurt. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma ka gjithmonë të drejtë”, është shprehur Ronela pas performancës së saj.


Lexo edhe:

PAS DËSHTIMIT NË EUROVISION, VJEN REAGIMI NGA RONELA HAJATI

Ronela Hajati ka reaguar për herë të parë pasi nuk mundi të shkonte dot në finalen e “Eurovision-it”.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me balerinët ku shihet e buzëqeshur ndërsa ka shkruar se fitorja e saj më e madhe ka qenë dashuria e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovisionin sepse fitova turmën (publiku)! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”, ka shkruar Ronela krahas fotos me balerinët.

Megjithëse bëri një performancë të shkëlqyer shoqëruar me balerinët, pjesë e të cilëve ishte dhe Klaudia Pepa, Ronela Hajati nuk ia doli që bëhej pjesë e finales së madhe të festivalit evropian…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU