Roosevelt: Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë!

Thënie të zgjedhura:

“Shumë nga ne nuk janë duke jetuar ëndrrat e tyre, sepse kanë zgjedhur të jetojnë frikërat e tyre”.” – Les Brown

“Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia. Unë jam produkt i vendimeve të mia”. – Stephen Covey

“Kur gjithçka duket sikur po shkon kundër teje, kujtohu se aeroplani shkon gjithë kohës kundër erës, jo në të njëjtin drejtim me të”. – Henry Ford

“Mos e lejo të djeshmen të zërë shumë vend në të tashmen”. – Will Rogers

“Unë i dua njerëzit që buzëqeshin në probleme, që marrin fuqi në strese, që rriten me reflektim. Të kundërtat i bëjnë vetëm ata që kanë mendje të vogla, ndërsa ai që ka një zemër të vendosur, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje”. – Thomas Payne

“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë”. – Theodore Roosevelt

“Jeta është shumë misterioze për ta marrë në mënyrë serioze”. – Mary Engelbreit

“Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde”. – Eleanor Roosevelt

“Bëj atë që të duket e drejtë në zemrën tënde. Të tjerët do të të gjykojnë gjithsesi”. – Eleanor Roosevelt/ObserverKult