Rosela Gjylbegu: Rri me mua… (Teksti dhe kënga)

Rri me mua, nga Rosela Gjylbegu

Sikur të jesh me mua
do të zgjoja me një kafe
Sikur të jesh me mua
Do të trembej dhe fjala “Pse”
Sikur të jesh me mua
do besoje çdo gjë tek unë
Do të të vija çdo natë në gjumë
do të puthja edhe me shumë
Sikur të jesh me mua
Unë si hije nga pas do vija
e… në krahët e tu të rrija
Do harroja mërzitë e mia
Sikur, sikur të jesh me mua
S’do pendoheshe asnjëherë
Do jetoja për ty 2 herë
se të dua dhe është e prerë.

Rri me mua!
Po ta them për herë të fundit
Rri me mua!
Pa ty jetën nuk e dua
me ty ditën e bëj muaj
Pa ty dielli është i huaj
Rri me mua!
Vetëm unë po të dua
Rri me mua!

Sikur të jesh me mua
Unë si hije nga pas do vija
në krahët e tu të rrija
Do harroja mërzitë e mia
Sikur të jesh me mua
S’do pendoheshe asnjëherë
Do jetoja për ty dy herë
se të dua dhe është e prerë
Rri me mua!

Po ta them për herë të fundit
Rri me mua!
Pa ty jetën nuk e dua
me ty ditën e bëj muaj, me ty
Pa ty dielli është i huaj
Rri me mua!
Vetëm unë po të dua
Rri me mua!

Me ty ditën e bëj muaj
Pa ty dielli është i huaj
Rri me mua!
Vetëm unë po të dua
Rri me mua!

ObserverKult

————————-

Kliko edhe:

Rosela Gjylbegu: Ma kthe ti prapë jetën time (teksti dhe kënga)