Në rrugë është një vajzë
ecën dhe qan
njerëzit nuk afrohen as për ta parë
Veç ajo e di sa dhembje ndjen në atë çast
e harruar nga të tjerët vetëm mënjanë.
E njihja më parë s’kishte shumë fjalë
femra më e bukur dukej pa faj
dhe tani do që ta ndihmoj
se forcë më nuk ka sepse zgjodhi ta dëgjonte zemrën e saj.
Sikur vetëm për një sekondë dua ta dëgjoj
sepse kam nevojë ta di
ndoshta dhe dorën t’ja shtrëngoj
në rrugën që kalon s’pëlqen jo shpëtim
Sikur të mund të isha ti
që të të ktheja pak besim
sepse ke një qëllim të jetosh
Dhe quhet dashuri.
Çdo gjë filloj që një ditë më parë
unë e shihja shpesh me dikë në krah
që të thuash ish e lumtur për të është pak
se ajo e donte dhe do bënte gjithçka.
Tani është vonë, të lumtur s’janë
ai nuk e sheh më si të veçantë
sepse nuk e meritonte të gjithë jetën
edhe zgjodhi ta lëndonte dhe ta nxjerr jashtë
Ajo nuk thotë.. ka nevojë për ty
Po kërkon vetëm errësirë
fshiu lotët e saj në sy
dhe u ngrit që të gjej këtë fjalë
Të dua
Sa e vështirë është të dua
Të dua sepse vetëm një fjalë na jep forcë
Vetëm ti e di, jetës jepi një kuptim
Dhe asnjëherë jo mos mendo këto që po kalon
Këtë ditë.. ke gjithmonë një shans të dytë.
Nga po kjo këngëtare: Rosela Gjylbegu: S’dua më të dashuroj… (teksti dhe kënga)