Rovena Dilo: Jemi aq larg… (teksti dhe kënga)

Jemi aq larg
Sa duhet t’kaloj male e detëra
Të vij tek ty, të të gjej.

Jemi aq larg
Por në çdo çast si mjegull e lehtë
Ti qëndron mbi mua
Ti det herë i qetë, herë i trazuar.

You are in my mind
You’re in my heart.

Nuk janë fjalët e mia
Janë fjalët e përjetshme.

Fjalët e thjeshta
Që njerëzit s’janë lodhur kurrë
Së thëni e së dëgjuari
S’janë mërzitur së kënduari.

As vuajtjet as luftërat
Si shterën dot fjalët e thjeshta
Që njerëzit s’janë lodhur kurrë
Së thëni e së dëgjuari.

S’janë mërzitur së kënduari
Fjalë të përjetshme
Por ti se di
Se sa lumturi më sjell qenia jote.

Dhe pa të prekur
Do të të pres, tani dhe gjithnjë.

You are in my mind
You’re in my heart.

Nuk janë fjalët e mia
Janë fjalët e përjetshme.

ObserverKult


Lexo edhe:

ROVENA DILO: SA HERË TË KAM PRITUR…(TEKSTI DHE KËNGA)