Rovena Dilo: Sa herë të kam pritur…(teksti dhe kënga)

Sa herë të kam pritur
tek vendi që ne dimë.
Mes shiut rrëke,
kur era fryn stuhi.

Të dy të lagur, strukur qëndronim
e s’ndjenim ne vetmi.
Vetë më mësove
se dashuria ka diell dhe në shi.
Vetë më mësove
se dashuria gjithë qiellin ka çati.

Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.
Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy.

E zgjatëm duart, përkulëm degët,
por kokrra s’morëm dot.
Ty të mos kisha pranë ato çaste
e etur do të ndjehesha edhe sot.
Ty të mos kisha pranë ato çaste
e etur do të ndjehesha dhe sot.

Një ditë buzë detit më pyete si fëmijë
“Vallë dashuria a deti ka më thellësi?”
Pastaj i dashur kokën mbështete,
përgjigje prisje kot.
S’di në ç’thellësira humba e tëra,
por di se s’dilja dot.

Sa herë të kam pritur,
tek vendi që ne dimë.
Mes shiut rrëke,
kur era fryn stuhi.

Të dy të lagur,
strukur qëndronim,
e s’ndjenim ne vetmi.
Vetë më mësove
se dashuria ka diell dhe në shi.
Vetë më mësove
se dashuria gjithë qiellin ka çati.

ObserverKult

Nga po kjo këngëtare:

Rovena Dilo: Ante i tokës sime (teksti dhe kënga)

rovena dilo Sa herë të kam pritur tek vendi që ne dimë. Mes shiut rrëke, kur era fryn stuhi.

Në vazhdim gjeni këngën fituese të vitit 2000 të Festivalit të Këngës në RTSH, “Ante i tokës sime”, kënduar nga Rovena Dilo, me tekst të Rovena Dilos dhe muzikë të Ardit Gjebresë dhe Alfred Kaçinarit.

Mjaft, se pash më pash
I rashë botës qark
Unë, vetëm me veten
Shtegtar i ngratë
Bota me josh si magji
Por dua të kthej nga vij.

Kliko per ta degjuar KETU

ObserverKult