Këngë e bukur dashurie: Dorëzohem, nga Rovena Dilo (teksti dhe kënga)

Dorëzohem para teje pa një kusht/ pa fjalët që veç t’i mi thua, për gjërat që ti bën për mua, thotë Rovena në këngën Dorëzohem.

Tekstin e kësaj balade të bukur e ka shkruar po Rovena, ndërsa muzikën Endri Sina.

Realizmi profesional, aranzhmani e bëjnë një këngë që nuk harrohet e sidomos zëri i ëmbël i Rovenës në interpretimin që e bënë.

Ju ftojmë të ndiqni në video dhe me tekst këngën “Dorëzohem” nga Rovena Dilo.

Ti një ditë do më kërkosh
të jetoj vetëm për ty-
e unë do ta bëj!
Ti një ditë do më ndalosh
të largohem nga këtu,
me një puthje më burgos
e unë do të rri!

Ti më pushtove menjëherë
asnjë luftë të më sfidoje,
kali i Trojës nuk t’u desh
brenda zemrës të kaloje.

Vetëm ti – je sunduesi im i heshtur,
ke fituar e ke mbetur,
si mendimi më i bukur,
si dëshira më e çmendur
që unë kam.

Ti një ditë do më kërkosh
të jetoj vetëm për ty
e unë do ta bëj!

Ti – po më mbylle sytë një ditë,
do të ndjek unë pas pa frikë,
jam e bindur kur t’i hap,
me ty do jem prapë.

Ti më pushtove menjëherë
asnjë luftë të më sfidoje
kali i Trojës nuk t’u desh
brenda zemrës të kaloje.
Vetëm ti – je sunduesi im i heshtur,
ke fituar dhe ke mbetur,
si mendimi më i bukur,
si dëshira më e çmendur
që unë kam.

Dorëzohem para teje pa një kusht,
për fjalët që veç ti mi thua,
për gjërat qe ti bën për mua,
s’mund të jem.
E lirë pa ty si mund të jem?
lirinë pa ty përse ta kem?

Këngën mund ta dëgjoni KËTU

Përgatiti U.V/ ObserverKult

===================

Lexo edhe:

E VËRTETA ËSHTË SE NE JEMI BËRË FRIKACAKË, PO IKIM NGA DASHURIA…