“Vajza me kaçurrela” është njëra ndër këngët më të njohura shqipe. Tekstin e saj e shkroi Fatmir Gjata, ndërsa muzikën e bëri Avni Mula, i cili edhe e këndoi i pari këtë këngë .
ObserverKult ua sjell këtë këngë të kënduar nga Rovena Dilo.
Po ecte që me natë mes shkrepave pa udhë
takoi tek burimi një vajzë tu mbush ujë
I tha se ju dogj xhani oj vajzë me kaçurrela
pak ujë luftëtarit të lutem nga bucela
Ajo nuk tha një fjalë dhe uji i freskët rrodhi
shikimin valë-valë ju duk se vajza i hodhi
Në sytë e në faqe tek rridhnin dy bucela
ranë një tufë manushaqe të verdhat kaçurrela.
Këmbyen buzëqeshjet djersa krejt ju derdh
U shkrin terë malet dhe udha ju bë det
Dhe iku nëpër pyje e pritave me tela
s’i hiqeshin prej syve te verdhat kaçurrela.
ObserverKult
Lexo edhe:
ROVENA DILO: SA HERË TË KAM PRITUR…(TEKSTI DHE KËNGA)
Sa herë të kam pritur
tek vendi që ne dimë.
Mes shiut rrëke,
kur era fryn stuhi.
Të dy të lagur, strukur qëndronim
e s’ndjenim ne vetmi.
Vetë më mësove
se dashuria ka diell dhe në shi.
Vetë më mësove
se dashuria gjithë qiellin ka çati.
Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.
Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy.
E zgjatëm duart, përkulëm degët,
por kokrra s’morëm dot.
Ty të mos kisha pranë ato çaste
e etur do të ndjehesha edhe sot.
Ty të mos kisha pranë ato çaste
e etur do të ndjehesha dhe sot.
Një ditë buzë detit më pyete si fëmijë
“Vallë dashuria a deti ka më thellësi?”
Pastaj i dashur kokën mbështete,
përgjigje prisje kot.
S’di në ç’thellësira humba e tëra,
por di se s’dilja dot.
Kliko për tekstin e plotë dhe për ta dëgjuar këngën KETU