Ti s’ke zemër… intepreton Rozana Radi
Ti s’ke zemër
e fitove ti betejën derisa unë t’u dorëzova
Ti ke lindur nga një grua
por asaj nuk i ngjasove
dhe tani që më fundose
ti më thua duke qeshur:
“Ka mbaruar”-i dështuar.
Kur ma njohe çdo pjesë t’trupit
dhe kurreshtja ty tu shua
u lëshove si një ujk
për t’më mbytur e lënduar.
I sëmur ti nga uria
nesër do kafshosh një tjetër grua.
Nuk ke zemër.
Ti s’ke zemër
dhe pse ti ke lindur nga një grua
vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi për të na lënduar.
Ti s’ke zemër
kur të kesh një vajzë një ditë më thuaj,
çfarë do t’i tregosh asaj për mua?
Se dikur një femër ke qëlluar.
Ti s’ke zemër,
ti u shtire se më doje
dhe pastaj më shite mua.
Kur u binde që të doja
ti më shkele i dështuar.
Pse se pyet nënën tënde
a është ndjer njëherë si mua?
Ti më çmende i mallkuar.
Ti s’ke zemër.
Sa të gjata duken netët kur nga dhembja s’je shëruar.
S’ke as forcë të ulërasësh,
s’kam një grusht për të qëlluar.
S’kam një krah ku të mbështetem,
ah moj nënë, pse më linde grua?
Ti s’ke zemër,
dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi për të na lënduar.
Ti s’ke zemër.
Kur të kesh një vajzë një ditë më thuaj,
çfarë do t’i tregosh asaj për mua?
Se dikur një femër ke qëlluar!
Ti s’ke zemër.
dhe pse ti ke lindur nga një grua.
Vetëm dashuri të ka dhuruar,
nuk të lindi ty për t’na lënduar.
Ti s’ke zemër…
tregosh asaj për mua,
dashuri të ka dhuruar,
edhe ti më ke dhunuar.
Ti s’ke zemër.
ti ke dhunuar vajzë si mua.
Ti s’ke zemër!
ObserverKult
———————————
Lexo edhe: