Poezi nga Rrahman Dedaj
Gjërat e vogla të njohin
Në harresën tënde të madhe
E ti ecën nëpër bar dhe shkel
Lulen e larë në shi
Një zjarr i panjohur të djegë
Në mes kthimit nga harresa
Dhe pendimit që e kërkon
Të vret diç në mënyrë solemne
Duke të kthyer në kohën e madhe
Të gjërave të vogla
E shiu vazhdimisht lag
Barin e shkelur
Në harresën tënde të madhe.
*Titulli i origjinalit: “Diç të vret”
ObserverKult
Lexo edhe:
MIQTË E PIKËLLUAR NGA HUMBJA E LINDITA AHMETIT/ U PREHSH NË PAQE, POETE!