Rrahman Dedaj: Letra që s’do ta shkruaj

Poezi nga Rrahman Dedaj

Fluturim i fundit
Është letra që s’do ta shkruaj
Sepse s’do të ketë
Kurrfarë kuptimi
Të shkruash për harresën
Kur mungon adresa e fjalëve

Kështu do të nisë koha
Kur duhet të fillojmë
Të harrojmë

Sepse harresa merr frymë
Në eshtrat
Që s’mund të zgjohen
Ta zbresin pajetën nga jeta.

*Titulli i origjinalit: “Fluturim i fundit

ObserverKult

rrahman dedaj
Rrahman Dedaj

—————————————

Lexo edhe:

GERARD GENETTE: KRITIKA DHE POETIKA

Nga Gerard Genette

Në Francë- disa vite më parë – vetëdija letrare po zhytej në një proces involutiv paksa shqetësues: polemika midis historisë letrare dhe “kritikës së re”; debate të errëta, në brendësi të vetë “kritikës së re”, midis një të vjetre dhe një të reje “të re”, e para ekzistencialiste dhe tematike, kurse e dyta me frymë formaliste dhe strukturaliste; shtim jo i shëndetshëm i studimeve dhe hetimeve mbi tendencat, metodat, prespektivat dhe udhët pa krye të kritikës. Nga ndarja në ndarje, nga reduktimi në reduktim, studimet letrare tashmë dukeshin përjetësisht të prirura për ta kthyer gjithnjë e më shumë fokusin nga vetja, dhe për t’u mbyllur në një ringjallje, endje, narciziste, sterile dhe në fund të fundit vetëshkatërruese, duke arritur të përmbushë parashikimin e Valéry-së në 1928: “Ku po shkon kritika? Shpresoj, drejt shkatërrimit të saj.”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU