Rrëfim emocionues: Bashkëshortja tregon si ishte jeta e Teodor Kekos

Artistët e vërtetë nuk kanë kurrë ikje, por veç lindje. Ndaj mungesa fizike e poetit dhe shkrimtarit bohem Teodor Keko, kujtohet në ditën e lindjes, pak e shkuar në kohë, por plot sharm e elegancë në një sallë të mbushur plot me miq.

Ishte ai, që dinte të shprishte çdo hatërmbetje e ndasi mendimi, me buzë në gazë e humor shumëngjyrësh.  Energjia e tij, vazhdon të ketë të njëjtin magnet edhe në këtë 64 vjetor pa prani fizike. Por e vetmja që nuk e pranon largimin e tij është muza, bashkëshortja Xhuli, e cila bisedon me të përmes letrave.

Mungesën e tij e ndjejnë të gjithë, por thellë në shpirt askush më shumë se Xhuli, që ende i mban mëri, për ikjen e tij.

Klikoni në videon e mëposhtme për ta parë rrëfimin e bashkëshortes së Teodor Kekos:


Lexo edhe:

“E TË TJERA, E TË TJERA”, BOTOHET E PLOTË POEMA SATIRIKE QË TEODOR KEKO SHKROI NË ’97-ËN, FLET BASHKËSHORTJA E TIJ

Botohet e plotë dhe me pjesën e dytë, poema satirike e Teodor Kekos e shkruar në 1997-ën, “E të tjera, e të tjera”. Shkrimtar e politikan, 20 vjet pas ndarjes nga jeta, bashkëshortja e tij Xhuli thotë se kërkon të sjellë për publikun, një kolanë me vepra të zgjedhura si dhe publicistikën e plotë.

Në oborrin e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, ku u mblodh krijimtaria e Teodor Kekos, Xhuli nënshkruan në vend të tij… Shkrimtari mungon prej 20 vitesh, por sapo është botuar e plotë, poema e tij satirike “E të tjera, e të tjera” me parathënie nga Dritëro Agolli.

“Është hera e parë që poema po botohet në formën e saj integrale, sepse për herë të parë Dori ka botuar pjesën e parë të poemës në vitin 1997. Pjesën e dytë e la të hapur sepse kishte shumë dëshirë që të gjithë miqtë e tij të kontribuonin”, thotë Xhuli Keko, bashkëshortja e tij...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

Andi Bejtja: Pse të gjithë duan të jenë "shoku i ngushtë i Dorit"!