“U trondita dhe qava në burg”, Marjeta Ljarja “zbërthen” “Vajzat me kordele të kuqe”

Filmi shqiptar është dritarja e vetme nga ku mund të shohim një kohë të pajetuar dhe të kuptojmë të vërtetën e madhe të munguar prej vitesh.

Kinematografia shqiptare u zhvillua pas vitit 1945. Deri në vitet ’70 bashkëpunimi me shoqëritë filmike të huaja duket se i do i jepte dritën jeshile historisë së artit tonë të shtatë, por jo.

Shqipëria u izolua sakaq dhe sipas udhëzimeve të kohës artistët shqiptarë ishin të detyruar ta prodhonin atë me forcat e veta. 14-të filma do të shfaqeshin çdo vit, një shifër marramendëse e cila as mund të imagjinohet në ditët tona.

Në vitin 1978 pas xhirimeve të kryera në zonën e “ish-metarulgjikes”, regjisori Gëzim Erebara do të mbërthente ballë ekranit qindra shqiptarë për të parë fimin e tij ”Vajzat me Kordele të Kuqe”.

Nuk ishte aspak e lehtë që përgjatë atij sistemit të kishe lirinë që mund të doje në kamera apo skenar. Episodet me skenat masive të vajzave do të hasnin disa vështirësi që nga fotografitë e bëra në gjithë gjimnazet e Tiranës.

Deri në dyndjet e mëdha të grave ku gjithësecila kërkonte të merrte autorësinë, në gjërat që kishte bërë duke ndërhyrë në skenarin e Erebarës dhe Luan Ramës.

Pjesa më e madhe e tyre sapo kishte mbaruar klasën e tetë ndërsa pjesa tjetër në gjimnaz. Në pamje të parë duket se për regjisorin nuk ishte e vështirë të gjente aktoren protagoniste.

Por nëse kthehemi 40-të vjet pas, arrijmë të bindemi për të kundërtën. Ky proces ishte një tjetër sfidë, një nga ato që ofron jeta hera-herës dhe që në këtë rast filmin do ta udhëhiqte i njëjti emër: Jeta.

Vajza që trazoi të vërtetën e fshehtë të asaj kohe duke shkaktuar demonstratën më të madhe në kryeqytetin ku fash istët që e dënuan tragjikisht duke e ekzekutuar. Për aktoren Marjeta Ljarja, asokohe vetëm 22 vjeç kjo ishte një peshë jo e vogël fati që do të mbante në supe, mimikë, emocione dhe kujtesë. Sytë i shkëlqejnë kur rrugëton në nostalgjinë e personazhit. Që interpretoi dhe sytë i përloten kur kujton skenën e burgut.

U trondita…

“Unë për herë të parë në jetën time po shihja një burg. Dhe vetëm hyrja në atë qeli më krijoi një trishtim të jashtëzakonshëm. Thoja me vete: Po të të ndyhet gjithë jeta e të hysh në të vërtetë këtu? Të të mbyllet çdo ëndërr dhe të mos dalësh më? E mbaj mend atë gjendje që më kaploi. U trondita! U trondita dhe qava.

Ishte një lot i dashurisë për jetën. Mirëpo pas dublave që kisha bërë me veten kjo s’duhej të ndodhte në xhirimin e skenës, pasi heroi nuk duhet të qante. Paskësaj m’u desh të gëlltisja çdo gjë dhe të dukesha e patronditur. E ftohtë.”

Jeta u anëtarësua në një grup ilegal plot me të reja antifashiste, duke i dalë kundra mësuesve për të kënduar himnin antifa shist, transmetoi kohë më parë ‘konica.al’.

Janë të gjithë personazhe që mjeshtërisht u interpretuan nga figura emblematike të skenës dhe ekranit, ikona të kinematografisë shqiptare: Sandër Prosi, Drita Pelinku, Tinka Kurti. Anisa Markarian, Vangjel Heba, Shpresa Bërdëllima etj.

Njerëzit e artit janë kultura e një kombi dhe artistët tanë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk jeton më, ia dolën të na thonë se. “Arti është pasqyrim i jetës me mjete të bukura”. Sikundër janë edhe idealet në filmin

Sepse njeriu është i bukur kur ka ideale. Njeriu është i bukur edhe kur ëndërron për to. Pasi në fund nuk ka sistem apo shoqëri pa ideale.

Në thuajse të gjithë filmat e xhiruar para 30-40 vjetësh përtej ideologjisë dhe kanoneve të realizmit socialist, në themel ishte njeriu që luftonte për liri. Fshatari që mbillte grurin dhe misrin, edukatorja, nëna njeriu i punës.

Sidoqoftë, sot të gjitha këto duken si mish i huaj që na pengon nuhatjen duke zbehur kësisoj dëshirën dhe mbi të gjitha mundësinë për të realizuar gjëra me të tillë përkushtim. Përse? E thjeshtë: çështje dashurie./konica.al


Lexo edhe:

KUR KUJTIM PRODANI RRËFEU HISTORINË: JA SI U KOMPOZUA MUZIKA PËR FILMIN “UNË E DUA ERËN”

ObserverKult